TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. Përveç se shkaktoi 51 viktima, la pas edhe shumë ndërtesa të shkatërruara. Mësohet se shkollës “Emin Duraku” në Tiranë e cila ndodhet në zonën e ish-Bllokut, i është vënë shiriti pasi ka pësuar dëme.
Kjo shkollë është rikonstruktuar nga Bashkia Tiranë, vetëm tre vite më parë. Veliaj u shpreh tre vite më parë se në shkollën “Emin Duraku” u bë rindërtimi i palestrës, si dhe vendosja e sistemit të aspirimit.
Gjithashtu, sipas tij u bë funksional sistemi i ngrohjes, si dhe është riparuar i gjithë sistemi elektrik.
Ai shtoi se pjesë e investimeve në këtë shkollë kanë qenë edhe pjesët hidraulike, përfshi të gjitha tualetet në të gjitha katet e ndërtesës.
Por edhe pse u rikonstruktua tre vite më parë, ajo nuk mundi t’i rezistonte lëkundjeve të tërmetit.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Blendi Çuçi u shpreh se janë dëmtuar 26 shkolla, 9 prej të cilave në Tiranë.
51 persona të vdekur, 913 të plagosurdhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit.