TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën një punëtor në Shkup.
“Në polici dje rreth orës 08:00 është denoncuar se në një kompani private në rrugën ‘Hristo Tatarçev’ në Shkup, derisa po bënte obligimet e punës ka humbur jetën 51 vjeçar T.P nga Shkupi”, thuhet në raportin e policisë.
Aty shtohet se është vërtetuar vdekja nga ndihma e shpejtë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është çuar për autopsi.
Nga policia njoftojnë se këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.