AKTUALITET, 2 Korrik 2021, 13:08

U gjet i pajetë në shtëpinë e kushëririt, çfarë thotë policia për vdekjen e 35-vjeçarit nga Memaliaj

U gjet i pajetë në shtëpinë e kushëririt,


Një i ri është gjetur i pajetë në banesën e të afërmit të tij në Gjirokastër. Ngjarja e rëndë u zbulua rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. S., rreth 35 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.