TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas dorëheqjes nga gara për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, flet në rubrikën “Opinion”, në News24, për arsyet që e shtynë të marrë këtë vendim. Duke sulmuar direkt ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, Kërtusha tha se listat për kandidatë nuk ishin reale, por farse, që përcaktonin fituesin.
“Listat nuk ishin reale, por farse të fryra në mënyrë artificiale, në mënyrë që të përcaktonin fituesin. Unë nuk kisha asnjë komunikim nga drejtuesit e PS.
Listat kam që në muajin dhjetor që i kërkoj, por më janë mohuar. Është e padrejtë që njëri kandidat të kishte lista të plota dhe njëri fare. Edhe kur më erdhën, ishin të paplota”, tha Kërtusha.
Pjesë nga intervista:
Kush e krijoi Asamblenë marionetë, siç e quani ju?
Ata që drejtojnë PS në Durrës, me Vangjush Dakon dhe kandidatin, që nuk ka asnjë lloj vendimmarrje. E vetmja vendimmarrje e tij është përfitimi. Unë isha një kandidat, që nuk u informove as për datën, as për komisionin, apo nëse do të kisha një përfaqësues në komision. Unë lobova për një garë ‘një anëtar, një votë’. Dako e mori në mënyrë jolegjitime mandatin dhe ashtu e zhvilloi dhe punën. Në muajin e fundit që kishte zgjedhje ai plotësoi një listë, ku emrat as vetë nuk e kishin idenë që janë anëtarë të kësaj liste. Mendova që do ishte i pavend vazhdimi i kandidimit tim.
Vangjush Dako dhe familja e tij janë shpallur “non grata’ nga SHBA, si e vlerësoni figurën e tij?
S’kam një vlerësim konkret për të. Deri më sot ai është drejtues i Durrësit. Dihet që çdo gjë e ka një cikël, një fillim dhe një fund. Unë nuk kam pasur debat me Dakon, por unë u godita, pasi më shkarkuan nga puna. Goditja ishte në mënyrë të vazhdueshme, që të mos bëja karrierë, pasi nuk pranova të isha një marionetë e tij. Që prej kandidimit, ka pasur presione ndaj meje.