AKTUALITET, 20 Korrik 2021, 17:24

U asfiksua nga tymi, rëndohet gjendja e 70-vjeçares nga Pogradeci, dërgohet në Tiranë

U asfiksua nga tymi, rëndohet gjendja e 70-vjeçares nga Pogradeci,

70-vjeçarja Mynever Tela e cila u asfiksua nga tymi në banesën e saj në Pogradec është dërguar në Tiranë.

Gjendja e të moshuarës është përkeqësuar dhe është sjellë në kryeqytet për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Mesditën e sotme banesa e 70-vjeçares u përfshi nga flakët pasi soba e gatimit mori zjarr. Tela u asfiksua nga tymi dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Pogradecit.