AKTUALITET, 19 Nëntor 2019, 16:22

U arrestua me bujë, ish-kryeprokurorja speciale lirohet nga paraburgimi

U arrestua me bujë, ish-kryeprokurorja speciale lirohet nga paraburgimi

Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se sapo është liruar nga paraburgimi ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.

Janeva është arrestuar tre muaj më parë, nën dyshimet për korrupsion. Ajo dyshohet për rastin “Reket” dhe rreth saj jozyrtarisht ekzistonin edhe dëshmi.

Urdhëri për arrestimin e saj erdhi pasi Janeva dëshmoi në rastin “Raket”. Statusi i saj në këtë rast u ndryshua nga dëshmitare në të dyshuar.

Janeva u arrestua me bujë nga prokurorët specialë, ndërsa u dërgua në paraburgim me automjete të shumta të policisë.

Ish*prokurorja Speciale Katica Janeva doli nga burgu i Shutkës për të shkuar në arrest shtëpiak. Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia prej tri faqesh është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve Janeva e braktisi qelinë e paraburgimit.