TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu në një deklaratë i ka bërë thirrje Greqisë për dialog.
Çavusoglu dhe Ministri i Punëve të Jashtme Tahsin Ertugruloglu mbajtën një konferencë të përbashkët pas takimit të tyre në Ankara.
Duke deklaruar se nuk kanë parë rezultate për 52 vite në lidhje me problemin e Qipros dhe negociatat për federatën janë zbehur, Çavusoglu deklaroi se duhet të zhvillohen negociata në të cilën palët të paraqesin pikëpamjet e tyre.
“Së pari ne duhet të diskutojmë se çfarë do të negociojmë. Nëse ekziston një terren negocimi, dokumenti i kornizës së negociatave duhet të përcaktohet në përputhje me rrethanat.”
Çavusoglu deklaroi se negociatat u ndërprenë pasi Aleksis Tsipras mori postin e kryeministrit në Greqi, por pas zhvillimeve në Mesdheun Lindor, bisedimet u kthyen në çështjen kryesore të ditës:
Ai gjithashtu theksoi faktin se disa vende të Bashkimit Europian të tilla si Gjermania kishin paralajmëruar Greqinë për fillimin e negociatave, por pasi Greqia njoftoi se negociatat mund të fillojnë.
“Sot ne do të dëshironim t’i bënim një ftesë të hapur Greqisë."
Çavusoglu deklaroi se Kryeministri shqiptar Edi Rama donte ta takonte atë së bashku me Ministrin e Jashtëm Grek Niko Dendias në Tiranë, por Dendias ishte i izoluar gjatë kësaj periudhe.
“Pas këtij takimi, ai shkoi në Tiranë me ftesë të Ramës për t’u takuar me Dendias. Unë jam gati, shpresoj që Greqia nuk do ta refuzojë këtë mundësi, këtë ftesë dhe shpresoj që dialogu të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur", përfundoi Çavusoglu