AKTUALITET, 11 Janar 2021, 12:13

Manastirliu shpjegon cilat grupe do të vaksinohen të parët kundër Covid-19

Manastirliu shpjegon cilat grupe do të vaksinohen të parët


Teksa Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit kundër Covid-19, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  kanë dalë në një konferencë të përbashkët, për të shpjeguar vijueshmërinë e procesit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se në fazën e parë të vaksinimit, dozat e para do të merren nga  punjonjësit mjekësor, mësuesit, policët por do të ketë edhe vaksinim të alternuar.

Manastirliu ka njoftuar se përveç mjekëve, vaksina do të mërret edhe nga grupe të tjera të riskuara, duke përfshirë këtu edhe të moshuarit.

”Më lejoni t’ju bëj prezent planin e vaksinimit. T’ju prezantoj me punën intensive të bërë nga ekspertët, gjithashtu dhe nga dy komitetet e vaksinimit dhe imunizimit. Këto komitete kanë ekspertët më të mirë të imunizimit, kanë bërë një ekspertizë të imtësishme. Kanë studiuar planet, parametrat dhe sigurisht në bazë të standardeve më të mira kanë bërë planin. Përfshin disa aspekte.

Prioritet grupet që vaksinohen

  • Personat në përballje të përditshme me COVID-19, punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, epidemiologët, urgjenca. 23 mijë bashkë me personelin mbështetës, mjekët e infermierët do jenë të parët që do vaksinohen. Vaksinimi i tyre fillon sot, dhe do shtrihet sipas kapaciteteve.
  • Punonjësit në reanimacion, urgjenca e më tej.
  • Prioritarë janë personat e moshuar dhe ato me probleme shëndetësore, ku në fazën e parë planifikojmë punonjësit shëndetësorë, por kemi vaksinim të kombinuar. Të jemi shumë specifikë në ato grupe që kanë nevoja urgjente. Planifikojmë që personat në azile dhe kujdesit shëndetësor të vijojë vaksinimi paralelisht.
  • 170 mijë persona, të moshuarit mbi 75 vjecc

Vaksinimi do të bëhet në qendra të posaçme. Kemi bërë këto post-stacionet. 60 poste vaksinimi vetëm këtu, që kanë parashikuar të gjithë elementët e sigurisë e cilësisë, bashkë me vaksinatorët. Kemi marrë masat që të gjithë vaksinatorët të jenë të trajnuar për Pfizer/BioNTech.

Pikat tona të vaksinimit, do të vijojnë në Shkodër e Vlorë. Mbi bazën e vlerësimit vlerësojmë se në disa muaj do përfundojmë vaksinimin e grupeve prioritare. Në arenën kombëtare prej mbi 60, sipas asaj që nevojitet.

Nuk do të ketë vetëm në Tiranë, Shkodër, Vlorë e më tej. Do të ketë kartë vaksinimi, që do të ketë të gjitha të dhënat.”- tha Manastirliu.