TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një masiv i madh dheu është shembur në rrugën nacionale Burrel – Tiranë në afërsi të urës së Ulzës.
Mjetet e firmës mirëmbajtëse po mundohen të mbajnë qarkullimin hapur por ka qenë e pamundur që rruga të mbahej e hapur.
Si pasojë e dheut të madh, u bllokua lëvizja e automjeteve në të dy anët e lëvizjes për rreth një orë.
Për shkak të prezencës së madhe të dheut një automjet rrezikoi të dalë nga rruga pasi u fut pa u pastruar aksi.
Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë për të monitoruar trafikun e krijuar.