TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ngriti në fokus shqetësimin se papjekuria e politikës po detyron shqiptarët që të largohen nga vendi.
Sipas saj, prioriteti kombëtar i LSI-së është që t’u kthejë shqiptarëve shpresën për stabilitet politik dhe ekonomik.
“Papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prioriteti ynë kombëtar duhet të jetë rikthimi i shpresës nëpërmjet stabilitetit politik dhe ekonomik. Shqiptarët i përkasin Shqipërisë, dhe ata janë të vetmit që mund të sjellin ndryshim dhe zhvillim!”, shkruan Gjosha.