AKTUALITET, 15 Nëntor 2020, 15:28

Trump: Biden fitoi sepse u manipuluan zgjedhjet, votimi me postë një shaka e sëmurë

Trump: Biden fitoi sepse u manipuluan zgjedhjet, votimi me postë një

Presidenti i SHBA, Donald Trump teksa kanë kaluar rreth 2 javë nga dita e zgjedhjeve vijon të mos pranojë rezultatin.

Trump thekson se Biden fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan dhe madje kundërshtarët patën sukses pa u kapur.

Ai madje thekson se Teksasin e fitoi me shumë më shumë vota, por ishte një kompani e radikalit të majtë me një reputacion të keq paraqiste votën në tabelë.

Sërish ai i rikthehet debatit të votimit me postë që e quan një shaka të sëmurë.

Në zgjedhjet amerikane deri më tani në rast se konfirmohet përfundimisht edhe fitorja në Georgia ku u rinumëruan votat, Biden shkon në 306 vota elektorale kurse Trump ngelet në 232.

STATUSI NGA DONALD TRUMP

Ai fitoi sepse Zgjedhjet u manipuluan. ASNJË vëzhgues të votave nuk u lejua vota e paraqitur në tabelë nga një kompani private e Radikalit të Majtë, Dominion, me një reputacion të keq dhe pajisje që nuk mund të kualifikoheshin as për Teksasin (të cilin unë e fitova me shumë!), Fake & Silent Media, & më shumë!

Të gjitha “pengesat” mekanike që ndodhën natën e zgjedhjeve ishin me të vërtetë ATA që u kapën duke u përpjekur të vidhnin votat. Ata patën shumë sukses, megjithatë, pa u kapur. Zgjedhjet me postë janë një shaka e sëmurë!

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1327956491056279552?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1327956491056279552%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ftrump-biden-fitoi-sepse-u-manipuluan-zgjedhjet-votimi-me-poste-nje-shaka-e-semure%2F