AKTUALITET, 28 Shtator 2020, 09:41

Ngeci në ‘rrjetën’ e vettingut, shkarkohet zyrtari i SHÇBA

Ngeci në ‘rrjetën’ e vettingut, shkarkohet zyrtari i


Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit ka shkarkuar nga detyra Edmond Papa.

Ky i fundit ishte me detyrë Shef Sektori i Sigurisë së Personelit, Drejtoria e Analizës dhe Kartotekës, SHÇBA.

Papa është zyrtar i dyti që shkarkohet në radhët e policisë, pasi nuk ka rezultuar i pastër.

Më herët KJV ka shkarkuar nga detyra Oltion Shehun, shefi i sektorit të ankesave në SHÇBA.

Ndërkohë, deri tani 21 drejtues të lartë janë konfirmuar në detyrë, pasi i janë nënshtruar procesit të vettingut.