TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës në pak orë, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. H., 20 vjeç.
Policia thotë se ai u konstatua se gjatë ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte, ka hedhur nga xhami i mjetit një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. P., 38 vjeç, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar me fjalë për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 57 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.52 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.