AKTUALITET, 7 Janar 2021, 20:27

Trazirat në Kapitol, Sekretarja e Transportit pritet të bëhet e para e kabinetit që jep dorëheqjen

Trazirat në Kapitol, Sekretarja e Transportit pritet të bëhet e

Sekretarja e Transportit të SHBA-ve, Elaine Chao, do të bëhet anëtarja e parë e kabinetit të Trump që do të japë dorëheqjen pas trazirave në Kapitol. Sekretarja e Transportit Elaine Chao po jep dorëheqjen, mëson CNN nga një burim i njohur me situatën dhe një zyrtar i lartë i administratës.

Ajo është anëtarja e parë e kabinetit që largohet pas përgjigjes së Presidentit Trump ndaj një turme mbështetësish të tij që “pushtuan” Kapitolin. Chao po e lidh dorëheqjen e saj me mënyrën sesi Trump i trajtoi trazirat në Capitol Hill të mërkurën, tha zyrtari i administratës.

Chao, e cila është gruaja e udhëheqësit të shumicës së senatit Mitch McConnell, pritet të postojë më shumë detaje rreth dorëheqjes së saj së shpejti.

https://twitter.com/SecElaineChao/status/1347250653802983431?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1347250653802983431%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Ftrazirat-ne-kapitol-sekretarja-e-transportit-pritet-te-behet-e-para-e-kabinetit-qe-jep-doreheqjen%2F