AKTUALITET, 1 Shkurt 2020, 11:55

Transferimi në Francë, Lë Mansh prezanton Veselin si kampion bote

Transferimi në Francë, Lë Mansh prezanton Veselin si kampion bote


Dita e fundit e merkatos së janarit ka rezultuar deçizive për Federik Veselin.

Mbrojtësi i Kombëtares është transferuar në Ligën e dytë franceze te skuadra e Lë Mansh, teksa mbylli aventurën që kishte nisur prej vitit 2016 me Empolin.

Ekipi francez ka vlerësuar tej mase transferimin e Veselit duke e prezantuar si një mbrojtës me shumë eksperiencë, pjesëmarrës në Europianin e 2016 në Francë, ndërsa në përshkrimin për Veselin nuk kanë harruar pa përmendur edhe faktin që mbrojtësi është shpallur kampion bote me Zvicrën U 17.

Kështu, 27-vjeçari nis një eksperiencë të re ku pritshmëritë ndaj tij janë të larta.

Këtë sezon Lë Mansh është e përfshirë në garën për mbijetesë, teksa renditet në vendin e katërt nga fundi. Megjithatë, Veseli do japë kontributin e tij për të ngjitur lart ekipin.