AKTUALITET, 18 Janar 2020, 14:52

Trajneri i Veronës konfirmon Rrahmanin titullar, elozhe për Kumbullën: Ai është një shembull

Trajneri i Veronës konfirmon Rrahmanin titullar, elozhe për

Skuadra e Veronës po ruan një formë të shkëlqyer në Serinë A, ndërsa një meritë të madhe në këtë kanë edhe dy mbrojtësit shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla. Nëse Rrahmani konfirmoi transferimin e tij te Napoli në verë, Kumbulla është në pritje teksa klubet më të mëdha në Itali dhe jo vetëm garojnë për shërbimet e tij.

Në konferencën e sotme për shtyp të trajnerit Juriç nuk i kurseu komplimentat për 19-vjeçarin, ndërsa shtoi se Rrahmani do të jetë titullar, pavarësisht se dje ishte i angazhuar me vizitat mjekësore te Napoli.

“Të gjithë kanë bërë hapa përpara, nga më të vjetrit te më të rinjtë. Marashi është një shembull. Një djalosh shumë serioz dhe i përqendruar në punën e tij. Duhet të vazhdojë kështu”. Rrahmani titullar nesër? “Po”, theksoi trajneri Juriç.