TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona të së njëjtës familje janë gjetur të pajetë të hënën, më 31 gusht, në një apartament në zonën Pietralata të Romës.
Viktimat janë një burrë 42-vjeçar, gruaja e tij 41-vjeçare dhe vajza e tyre 5-vjeçare, e cila ishte me aftësi të kufizuara. Të tre u gjetën në dhomën e gjumit me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Alarmi u dha rreth orës 13:00, pasi një familjar ishte shqetësuar sepse nuk po arrinte të kontaktonte me ta. Shërbimet e emergjencës mbërritën në banesën në rrugën Via dell’Antracite, në numrin 12, dhe zjarrfikësit u detyruan të hapnin me forcë derën e apartamentit.
Brenda, ata u përballën me skenën tragjike. Karabinierët e kompanisë Roma Montesacro nisën menjëherë hetimet dhe kryen ekspertizat në vendngjarje. Sipas informacioneve paraprake, pista kryesore e hetimit është ajo e një vrasjeje të ndjekur nga vetëvrasja, por dinamika e saktë e ngjarjes ende nuk është përcaktuar. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të familjes dhe të përcaktojnë se kush ka përdorur armën.