AKTUALITET, 4 Maj 2021, 09:40

Tragjedi në Meksikë, shembet mbikalimi i metrosë, 15 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Tragjedi në Meksikë, shembet mbikalimi i metrosë, 15 të
Të paktën 15 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një mbikalim i metrosë u shemb në Mexico City ndërsa sipas zyrtarëve një tren ishte duke udhëtuar mbi të. Disa vagonë trenash u zhytën në tokë, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë. Punëtorët e shpëtimit dhe zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin për gjetjen e personave, të cilët rezultojnë të humbur. Ekzistojnë frika se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë. Ndërkohë kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheibaum tha se zjarrfikësit dhe mbrojtja civili janë angazhuar në operacione shpëtimi.