TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arben Imami, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka komentuar zgjedhjet e humbura nga opozita dhe rolin e Lulzim Bashës në këtë humbje.
Imami tha se Basha duhet të dorëhiqet, ndërsa lidhur me rolin e liderit historik të partisë, Sali Berisha, Imami deklaroi se ai ka "detyrim moral dhe institucional" të shprehet për largimin e Bashës.
Pjesë nga biseda:
Imami: Sali Berisha e ka detyrë morale ndaj partisë dhe institucionale të shprehet qartë.
Duhet mbajtur qëndrim i hapur dhe transparent. Nuk është çështja për të mbështetur Lulin, Yllin apo Benin. Një precedent që ka dhënë Berisha do të respektohet apo jo?
Rakipi: Ju do të keni një aksion politik që Basha të mos jetë më. Ai nuk largohet.
Imami: Ne do të vijojmë me apo pa Berishën.
Curri: Do të filloj edhe unë luftën kundër jush. Keni katër vjet që bëni këtë, çfarë rezultati prodhoi? Asgjë.
Imami: Të duket ndonjë çudi të vazhdojë kështu pas katër vjetësh në këtë vend?
Curri: Është thjesht diskur i bukur filozofik. Por, askush nuk e shkrep armën i pari.
Imami: Në politik, duhen shprehur pikëpamjet në një rend demokratik.
Rakipi: Basha dhe Berisha kështu e duan këtë parti. Por ju çfarë do të bëni?
Imami: Ne do të bëjmë propozimet tona. Në një shtet demokratik nuk ka mjet tjetër përveçse debatit.
Curri: Debati përfundon në sfidë me vota.
Imami: Ju e keni hallin se kush del përballë. I ka dalë Bardh Kadilli, shumë mirë ka bërë. Do të flasim. Po të duam t'i trajtojmë në mënyrë praktike gjërat, duhet që ky njeri ose të pranojë, të thotë kam humbur katër palë zgjedhje po iki. Unë po diskutoj alternativat normale. Ai do të vijojë vetëm një luftë, për t'u bërë kryetar i PD-së në korrik, çfarë do të bëjë nëpë rrethe ai? Aty ka dalë rezultati i zgjedhjeve.
/TPZ.al/