LIFESTYLE, 27 Korrik 2020, 22:44

“Kapiteni frymëzues që bashkove kombin”- Presidenti Meta i uron ditëlindjen Lorik Canës

“Kapiteni frymëzues që bashkove kombin”- Presidenti Meta i


Presidenti Ilir Meta i ka uruar ditëlindjen kapitenit historik të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Me një shënim në rrjetet sociale, Presidenti ka postuar një foto me Canën, ku ka bërë shqiponjën me duar, ndërsa thotë se ish-kapiteni “bashkoi kombin në një zemër që rreh vetëm kuq e zi”.

“Gëzuar ditëlindjen Loriku ynë, Kapiteni frymëzues që bashkove kombin në një zemër që rreh vetëm kuq e zi!”, shkruan Presidenti.