TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pylli në fshatin Osnat njësia Dardhas, në zonën e quajtur Qafë Panjë.
Zjarri është aktiv prej dy ditësh ndërkohë që punonjës të pyjores, zjarrfikës dhe punëtore shërbimesh po punojnë për fikjen e kësaj vatre.
Sipas punonjësve këtë pasdite është bërë e mundur të izolohet një pjesë e saj ndërkohë që pjesa më e madhe vijon të jetë aktive për shkak të terrenit të thyer malor cka e bën të vështirë ndërhyrjen.
Ndërkohë vijon puna në terren.