TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Programi i Qeverisë "Rama 3" parashikon edhe ofrimin nga ana e qeverisë të një milion milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë nga ana e familjeve të reja.
Gjithashtu, programi i strehimit parashikon edhe ndërtimin e dymijë banesave në vit, në bashkitë e mëdha me prurje të larta demografike, të cilat do të vihen në funksion të familjeve që nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja.
Strehimi
Familjeve të reja do t’u ofrojmë një milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.
Programi i banesave sociale – në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria. Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë euro të Bankës Euopiane të Investimeve.
Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetit rom dhe egjiptian si përfitues prioritar të programit social për strehimin.
Për sa i përket çështjes së pronës dhe problematikave që ajo gjeneron, në programin e qeverisë “Rama 3”, parashikohet të bëhet brenda vitit 2022 legalizimi i të gjitha banesave të shqiptarëve që janë ndërtuall në truall ku mund të legalizohet.
Një aspekt tjetër që ceket gjerësisht në programin qeverisës 2021-2025 është digjitalizimi i kadastrës dhë shërbimeve të pronësisë për tu aksesuar më lehtë dhe pa burokraci nga ana e qytetarëve.
Prona dhe Legalizimet
I japim fund procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje brenda vitit 2022, ku asnjë banesë shqiptare që mund të legalizohet, nuk do të ketë mbetur pa u legalizuar.
Digjitalizojmë të gjitha shërbimet për pronësinë dhe modernizojmë sistemet për shërbim në kohë reale për qytetarët.
Përfundojmë procesin e regjistrimit fillestar të pasurive në të gjitha zonat kadastrale të bregdetit.
Digjitalizojmë kadastrën duke e kthyer shërbimin kadastror një shërbim të aksesueshëm me një klik nga qytetarët përmes e-Albania.