AKTUALITET, 15 Shtator 2021, 15:19

Bilanci në Kosovë, 12 viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19

Bilanci në Kosovë, 12 viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19

Kosova ka regjistruar 12 viktima dhe 410 raste të reja nga COVID-19. Bilanci i sotëm ka shënuar një rënie të shifrave të viktimave.

Nga ana tjetër janë thuajse mbi 10 raste se një ditë më parë.

“Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682. Në total numri i rasteve aktive është 14.501”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.