AKTUALITET, 1 Dhjetor 2019, 10:13

Tërmeti shkatërron banesat në Krujë, banorët kalojnë netët në kasollet e bagëtive

Tërmeti shkatërron banesat në Krujë, banorët


Gjashtë banesa në fshatin Rraze të malësisë së Krujës janë shkatërruar nga tërmeti. Ndërkohë, disa të tjera janë me dëme të pjesshme.

Abcnews.al mëson se banorët kalojnë netët në kasollet e bagëtive, ndërsa nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe institucionet.

Banoret e prekur nga tërmeti apelojnë për ndihme, ata kërkojnë që institucionet të kthejnë sytë nga ta dhe nga zonat e varfra të malësisë së Krujës, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Kujtomë se tërmeti i fortë i 26 nëntorit shkaktoi tragjedinë më të madhe në vend në dekadat e fundit, ku 51 persona mbetën të vdekur, ndërsa mijëra banesa janë shembur.

Zonat më të prekura janë Durrësi, Thumana, Laçi, por edhe rrethinat.