LIFESTYLE, 21 Korrik 2018, 09:57

Thyen akullin, Valbona Selimllari prezanton të birin dhe ngjajnë si dy pika ujë

Valbona Selimllari është një prej personazheve e cila ka vendosur që familjen dhe fëmijët e saj t’i mbajë larg vëmendjes së publikut gjatë gjithë këtyre viteve karrierë.

Duket se Valbona ka vendosur ta thyejë akullin dhe t’i prezantojë ndjekësve të saj në rrjetet sociale djalin e saj të vogël, Kenin.

Në një foto që Selimllari ka postuar në ‘Instagram’ me të birin shihet ngjashmëria e jashtëzakonshme që ata kanë me njëri-tjetrin.

Valbona ka thënë se Keni ka të dhëna për të qenë artist ndërkohë që i pëlqen edhe futbolli. Keni është djali i vogël i familjes, vëllai i tij i madh quhet Deni, ndërsa motra e tyre quhet Vivi.

Pavarësisht se është nënë e tre fëmijëve, Valbona Selimllari vazhdon të jetë njësoj si atëhere kur ju dha kurora si  vajza më e bukur.