LIFESTYLE, 20 Korrik 2018, 12:20

Festë madhështore! Ja surpriza që iu bë Xhensila Myrtezajt kur doli nga spitali

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë sot prindër të një vogëlusheje që e pagëzuan me emrin Ajka.

E ndërsa të gjithë jemi kuriozë për të ditur se kujt i ngjan ajo, disa foto të festës që u bë për ardhjen në jetë të Ajkës kanë dalë online.

https://www.instagram.com/p/BlI7iLPn8bV/?taken-by=xhensilamyrtezaj

Vogëlushja lindi më 12 korrik të vitit 2018 në një spital privat në Tiranë dhe më pas u kthyen në shtëpi për t’i pritur një festë e madhe.

Familjarë të Xhensilës dhe Besit kishin zbukuruar shtëpinë e tyre me tullumbace e dekorime të tjera të cilat duken me të vërtetë të mrekullueshme.