BALLKAN, 8 Gusht 2018, 11:39

Thaçi i prerë: Nuk ka ndryshim kufinjsh, por korrigjim të tyre

Thaçi i prerë: Nuk ka ndryshim kufinjsh, por korrigjim të tyre

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot, përgjatë një konference për mediat është shprehur se synimi i kësaj marrëveshje me Serbinë nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre.

“Në pamundësi që t’i përgjigjem interesit tuaj, kam menduar që do ishte më mirë që të kishim një mundësi të përbashkët komunikimi. Sa i përket asociacionit, marrëveshja e 2013-ës është e qartë. Dhe ajo e vitit 2015 është e qartë, marrëveshje që unë e mbështet. Të gjitha këto marrëveshje janë në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës”.

Teksa u ndal tek çështja e kufirit, ai saktësoi se bëhet fjalë për korrigjim.

“Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, është korrigjimi i tyre, kemi 400 km kufi që duhet të saktësohet me kufirin e Serbisë. Ky proces duhet të jetë i rregullt dhe transparent për llogaridhënie, ndaj shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Nëse ndodh pajtueshmëri e dyanshme, askush s’do të jetë kundër. Koha e luftës ka përfunduar, nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi. Korrigjim mund të ketë”, tha ai.