BALLKAN, 25 Gusht 2018, 13:30

Thaçi e Vuçiç sot zyrtarizojnë idenë për ndarjen e Kosovës në Austri? (Axhenda)

Thaçi e Vuçiç sot zyrtarizojnë idenë për

Pak para takimit të shtatorit në Bruksel Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq do të takohen në Austri në kuadër të Forumit Alpbach. Ata do të jenë pjesë e një tryeze të përbashkët ku do të diskutohet perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.

Dy zyrtarët kohëve të fundit kanë folur për shkëmbim territoresh në kuadër të marrëveshjes së finale Kosovë -Serbi, ide kjo që u mbështet edhe nga këshilltari i Trump, John Bolton, nëse palët merren vesh.

Shkëmbimi i territoreve nënkupton prishjen e kufijve aktualë dhe ndarjen e Kosovës. Askush nuk e di se cfarë do të merrte Kosova nëse e jep Veriun. Liderët e Luginës së Preshevës ia kanë bërë të qartë Thaçit se janë kundër ndarjes së rajonit ku ata jetojnë. Më poshtë shiheni të plote agjendën e sotme të Thaçit e Vuçiq ku përveç tyre pjesë e debatit do të jetë edhe Presidenti i Austrisë dhe i Sllovenisë, shkruan Gazeta Express.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të jenë pjesëmarrës në forumin Europian Alpbach, i cili nis sot. Në faqen zyrtare të forumit është publikuar edhe agjenda.

“Strategjia aktuale e BE për Ballkanin Perëndimor përfshin një rrugë të qartë veprimi për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Cilat janë perspektivat e ardhshme potenciale për afrimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor? Politikanët dhe ekspertët e rinj politikë do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi këtë dhe çështje të tjera të zgjerimit të BE-së”, thuhet në hyrje të agjendës.

Kliko KËTU për ta parë agjendën e plotë.