AKTUALITET, 28 Nëntor 2019, 09:38

Tërmeti/ Noizy: Nuk vjedh populli por organizatat

Tërmeti/ Noizy: Nuk vjedh populli por organizatat

Në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti kanë ardhur në ndihmë edhe emra shumë të njohur të artit dhe muzikës shqiptare. Reperi i njohur Noizy ka qenë në Durrës ditën e djeshme ku në disa video të postuara nga ai vetë shihej duke gatuar makarona e më pas ia shpërndan banorëve. Në një postim në Instagram Noizy shkruan se kanë filluar të vidhen ndihmat që janë vënë në dispozicion të njerëzve që janë prekur nga tërmeti. “Një sqarim: Nuk vjedh populli por organizatat. Mos të keqkuptohemi, prandaj është mirë tu jepet ndihma direkt familjeve”, shkruan reperi.
 
View this post on Instagram
 

?

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

 
View this post on Instagram
 

Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on