TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka tronditur mbrëmjen e së martës zonën e gjerë të Napolit në Itali, duke lënë të plagosur 21 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Lëkundja sizmike u regjistrua në orën 19:46 sipas kohës italiane dhe goditi më rëndë zonën e Pozzuolit, ku janë raportuar edhe dëmet më të mëdha materiale.
Sipas autoriteteve kompetente, gjatë 12 orëve pas tërmetit janë regjistruar më shumë se 30 lëkundje pasuese. Më e forta prej tyre u ndje në orën 05:47 të mëngjesit dhe kishte magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter.
Frika nga pasgoditjet ka bërë që shumë banorë të zonës së Napolit të mos kthehen në banesat e tyre dhe ta kalojnë natën në automjete ose në sheshe publike.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës kanë vijuar kontrollet në ndërtesat e prekura nga tërmeti. Zjarrfikësit kanë evakuuar një pallat banimi në Pozzuoli, pasi janë konstatuar çarje në strukturë.
Rreth 70 banorë të kësaj godine janë zhvendosur përkohësisht në një palestër bashkiake, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po kryejnë verifikime për sigurinë e ndërtesave të dëmtuara.