BALLKAN, 21 Gusht 2020, 15:34

Rritet numri i viktimave në Greqi, sot ndërrojnë jetë dy pacientë të infektuar me COVID-19

Rritet numri i viktimave në Greqi, sot ndërrojnë jetë dy


Edhe dy vdekje të tjera nga koronavirusi konfirmohen sot në Greqi, ku një burrë dhe një grua ndërruan jetë në Kavala dhe Larissa përkatësisht, duke e çuar numrin e viktimave në 238.

Në orën 10:00 të mëngjesit të së premtes një grua 85-vjeçare vdiq në ICU të Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Larissa për shkak të komplikimeve nga koronavirusi i ri, pasi ajo vuante nga fibrilacioni atrial, hipertensioni dhe diabeti.

Pak më parë, në 08:40 të mëngjesit, një burrë 52-vjeçar gjithashtu humbi jetën për shkak të COVID-19. Pacienti nga zona e Kavallës u shtrua në Spitalin Universitar të Alexandroupolis më 26 korrik, pasi kishte rezultuar pozitiv, më 7 gusht.