TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet fillimisht i kthjellët e prej orëve të mesditës do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura.
Përgjatë ditës parashikohen reshje shiu të dobëta në relievet malore të veriut ndërsa në orët e vona të mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me rrahje dhe hera herës intensive përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore dhe shpejtësi deri në 20-25 m/s. Valëzim i forcës 2 deri në 5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 23/35 Diell re
Kukës 19/35 Diell re
Lezhë 23/34 Diell re
Dibër 18/34 Diell re
Durrës 23/33 Diell re
Tiranë 24/35 Diell re
Elbasan 23/38 Diell re
Berat 20/38 Diell re
Vlorë 22/35 Diell re
Korçë 19/33 Diell re
Gjirokastër 19/37 Diell re
Sarandë 20/34 Diell re.