LIFESTYLE, 16 Qershor 2019, 08:39

Temperatura deri 37°C, ja si do jetë moti sot

Temperatura deri 37°C, ja si do jetë moti sot


Moti pritet të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në Juglindje dhe Verilindje ku do të pasohen nga reshje shiu të izoluara në orët e mesditës.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 18/31°C

Zonat e ulëta 22/37°C

Zonat bregdetare 22/34°C.