SPORT, 7 Qershor 2021, 10:12

Telefonata e Pejic zbulon gjithçka, Vllaznia dhe Kukësi në duart e Thomas Brdaric

Telefonata e Pejic zbulon gjithçka, Vllaznia dhe Kukësi në


Thomas Brdaric është kthyer në një nga trajnerët më të kërkuar në merkato. Gjermanin e duan edhe në Kosovë, ku Ballkani i ka bërë një ofertë mjaft të mirë në aspektin financiar.

Madje ajo mund të jetë edhe më e mira. Gjithsesi Vllaznia nuk e ka mbyllur ende bashkëpunimin me Brdaric, i cili do të ketë një takim me drejtuesit e Vllaznisë pasditen e sotme.

Pasi gjermani të ulët në tavolinë me sponsorin Alban Xhaferi dhe drejtuesit e tjerë të klubit shkodran, pritet të ketë edhe një ide më të qartë për të ardhmen e tij.

Brdaric po mban peng edhe Kukësin. Pero Pejic, i cili po merret me merkaton e klubit verilindor, ka ndjekur ditën e djeshme ndeshjen Flamurtari-Tërbuni dhe gjatë saj ka marrë një telefonatë.

Pejic duke ndjekur Flamurtari-Terbuni | Foto: abcnews.al

Abcnews.al zbardh një pjesë të asaj që Pejic tha gjatë komunikimit në telefon. “Nesër (sot) ka një takim me Vllazninë në orën 16:00. Pas takimit na kthen një përgjigje përfundimtare”, është shprehur Pejic.

Biseda lidhej pikërisht me Thomas Brdaric, i cili është një objektiv edhe i Kukësit. Verilindorët kanë mbetur pa trajner, pasi mbyllën bashkëpunimin me Mirel Josën.