AKTUALITET, 25 Gusht 2021, 21:41

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

Një konflikt fizik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë te zona e njohur si “Restorant Durrësi”.

Konflikti që nisi me sende të forta ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri. Nga konflikti një person është plagosur, me sende të forta dhe jo me armë.

Ndërsa personi tjetër, që u përfshi në sherr, dyshohet se qëlloi me armë në ajër dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa është shpallur në kërkim autori.