AKTUALITET, 25 Gusht 2021, 21:06

Ilir Meta poston mesazh për “hipokritët” në vitin e fundit si president

Ilir Meta poston mesazh për “hipokritët” në vitin e

Teksa po përjeton vitin e fundit si president, Ilir Meta, ka postuar një mesazh drejtuar “hipokritëve”.

Mesazhi në fakt është i Papa Françeskut, por Meta shprehet se është aktual edhe për shoqërinë tonë.

Mesazhi i plotë:

“Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”. “Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës.

Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine.

Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!” Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë” mbyllet postimi i Metës.