AKTUALITET, 13 Prill 2021, 14:30

Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagosen dy policë

Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagosen dy

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Mamurrasit ku pas disa të shtënash me armë raportohet për dy punonjës policie të plagosur.

Ende nuk dihen as shkaqet e ngjarjes dhe as identiteti i efektivëve të plagosur.

policët kanë marrë plagë në këmbë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Pritet njoftimi zyrtar i policisë për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.