AKTUALITET, 12 Korrik 2020, 13:46

Çfarë do të ndodhë me transportin urban gjatë javës? Shoqata e Transportit merr vendimin nesër

Çfarë do të ndodhë me transportin urban gjatë


Nesër transporti urban do të jetë funksional për qytetarët.

Burime  bëjnë me dije  se Shoqata e Transportit nesër do të ketë një vendim se çfarë do të ndodhë me transportin urban gjatë javës.

Shoqatat e transportit publik një ditë më parë paralajmëruan pezullimin e transportit në kryeqytet.

Ky paralajmërim erdhi sa pasojë e kushteve të vështira ekonomike shkaktuar nga pandemia.

Edhe pse para pak ditësh rinisën transportin, operatorët thanë se kishin pësuar humbje të mëdha pas rinisjes së aktivitetit javën e shkuar.