TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ditë më parë, Tayna publikoi projektin muzikor më të fundit që mban titullin “Qe Qe”. Kënga pati një impakt të mirë tek publiku, e cila brenda 24 orëve arriti të gjenerojë më shumë se 1 milion klikime në Youtube.
Pak kohë më parë, Tayna njoftoi kontratën që kishte firmosur me gjigandin diskografik, Sony Music, një mundësi që i hap rrugën reperes shqiptare drejt suksesit ndërkombëtar. Së fundmi, në një intervistë për mediat në Kosovë, Tayna ka konfirmuar edhe disa projekte me artistë të huaj, emrat e të cilëve preferoi të mbeten surprizë.
“Po kam, vetëm për shkak të pandemisë janë shtyrë. Mezi po pres për t’i nxjerrë dhe me bërë publike gjithçka që po ndodh. Emrat nuk i zbuloj por mbeten me kohën.”, tha reperja, ndërsa komentoi dhe kontratën me Sony Music. “Ata merren me shumë me punën e marketingut në një nivel ndërkombëtar. Mund të vazhdoj të jem e njëjta por me një marketing në një nivel më të lartë.”, shtoi Tayna.