Dua Lipa feston sot 25 vjetorin e lindjes. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka marrë urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e saj që i përkasin botës së showbizit.
Mirëpo këtë herë ndryshe nga vitet e tjera Dua dhe familja e saj do e kalojnë të ndarë ditëlindjen dhe urimet e tyre kanë një emërues të përbashkët: “më mungon”.
Babai, Dukagjini,nëna Anesa, vëllai Gjini dhe motra Rina kanë postuar foto mjaft të bukura me vajzën e ditëlindjes, duke i shoqëruar me fjalët më të ëmbla.
Ai që na preku me urimin e tij ishte babai i Duas i cili përpos urimit ndau dhe disa foto shumë të bukura kur këngëtarja ka qënë bebe.
“25 vite që ti ke lindur dhe aq vite që unë jam bekuar. Ti je e rritur tashmë, por je akoma vogëlushja ime. Jam shumë mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Do më kesh gjithmonë mua që kujdesem për ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Dukagjin Lipa krahas fotove me Duan.
Kujtojmë se Dua prej disa muajsh ndodhet larg familjes, pasi është zhvendosur me të dashurin e saj Anwar Hadid në SHBA kurse familja e saj ndodhet në Britani.