AKTUALITET, 20 Korrik 2021, 09:53

Talebanët nuk pyesin për festën e Bajramit, hedhin raketa pranë presidencës në Afganistan

Talebanët nuk pyesin për festën e Bajramit, hedhin raketa
Ditën e sotme raketat goditën kryeqytetin e Afganistanit, duke rënë pranë pallatit presidencial gjatë faljes së Kurban Bajramit, thanë zyrtarët dhe media, por nuk u bë e qartë se kush ishte prapa sulmit. Tre raketa ranë jashtë pallatit, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Mirëais Stanekzai, duke shtuar se nuk kishte njoftime për të lënduar. Pavarësisht dëgjimit të shpërthimeve afër vendit ku ishte organizuar falja kolektive e namazit të Kurban Bajramit, pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve ishte edhe presidenti Ashraf Ghani dhe zyrtarë tjerë të lartë, nuk e ndërprenë namazin. Pasiguria është rritur në Afganistan, kryesisht e nxitur nga luftimet në provincat e saj ndërsa trupat e huaja po tërhiqen dhe kryengritësit talebanë kanë filluar sulme të mëdha, duke marrë rrethe dhe pika kufitare. Ndryshe nga disa vitet e kaluara, talebanët nuk deklaruan armëpushim gjatë festës së Bajramit këtë vit. Të hënën, 15 misione diplomatike dhe përfaqësuesi i NATO-s në Kabul u kërkuan talebanëve të ndalnin ofensivat, vetëm disa orë pasi kryengritësit dhe qeveria afgane nuk arritën të bien dakord për një armëpushim në bisedimet në Doha.