AKTUALITET, 11 Janar 2021, 14:45

Takim në Tiranë? Ministria e Jashtme e Greqisë: Nuk kemi ftesë zyrtare nga Turqia, por gati ta pranojmë!

Takim në Tiranë? Ministria e Jashtme e Greqisë: Nuk kemi

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Alexandros Papaioannou ka reaguar menjëherë për deklaratën e Mevlut Cavusoglu.

Papaioannou konfirmon se nuk ka asnjë ftesë zyrtare nga Turqia, por në rast se do të ketë atëhere Greqia do e pranojë për të diskutuar e negociuar ne bazë të ligjit ndërkombëtar.

“Ministria e Jashtme Greke nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme Turke në lidhje me të. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar mbi caktimin e zonës së EEZ dhe shelfit kontinental.”- tha Papaioannou.

Pak më parë Cavusoglu zbuloi ftesën e kryeministrit Rama që Turqia dhe Greqia të takohen për negociata në Tiranë. Ministri turk i ka kërkuar publikisht homologun Nikos Dendias që ta pranojë këtë ftesë.