TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ardhmja e Marc-Andre Ter Stegen me Barcelonën është në dyshim. Klubi spanjoll do të bëjë shumë ndryshime në merkaton e verës dhe portieri gjerman pritet të nisë një aventurë të re.
27-vjeçari nuk ka pranuar ende rinovimin dhe Juventus e Chelsea janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë. Gjithsesi, karriera e Ter Stegen mund të vazhdojë në Bundesligë, aty ku është aktivizuar më parë me M’Gladbach.
Katalanasja Sport raporton Bayern Munchen ka piketuar “gardianin” e Barcelonës si pasuesin ideal të Manuel Neuer. Një hipotezë që pëlqehet shumë nga Ter Stegen, i cili ka mall për vendin e tij dhe është gati të rikthehet.
