TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë me qytetarët rezultatet e fundit që kanë dalë pas studimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Indi lidhur me koronavirusin.
POSTIMI:
Nuk mund t’u besosh njerëzve, por gjithmonë mund t’i besosh natyrës.”
Cit.: Dr. Ili Gidov Imuniteti natyror pas infektimit nga SARS-CoV-2 është goxha i fortë miqtë e mi, ashtu siç edhe pritej! Studimi i fundit vjen nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, më 19 Korrik 2021, duke kujtuar që ky shtet, përveç varianteve të tjera, ka gjerësisht të pranishëm variantin Delta (B.1.617.2) në qarkullim.
Në studim janë marrë:
1.170 persona që e kishin kaluar COVID-19, dhe 1.068 persona që nuk e kishin kaluar COVID-19. Ndër të infektuarit më parë (totali 1170) ndodhën:
3 reinfektime të vetme (0.26%), nga të cilët
1 person i vetëm u shtrua në spital por pa nevojë për oksigjen (0.09%).
Ndër të painfektuarit më parë (totali 1068) ndodhën:
127 infektime (11.89%), nga të cilët
30 persona u shtruan në spital (2.81%),
12 persona u shtruan në spital dhe patën nevojë për oksigjen,
4 persona u shtruan në terapi intensive, dhe
1 person u intubua.
Nga këto të dhëna rezulton se:
Efektiviteti për mbrojtjen nga reinfekimi është:
100% – [(3/1170) / (127/1068)] = 100% – 2.16% = 97.84%
Efektiviteti për mbrojten nga format e rënda të sëmundjes është:
100% – [(0/1170) / (12/1068)] = 100% – 0.0% = 100.0%
Këto nivele efektiviteti janë qartësisht ekuivalente ose superiore ndaj efektivitetit të vaksinave të zhvilluara deri tani.
Si rrjedhojë autorët dalin në përfundimin e qartë se:
Gjetjet tona përforcojnë arsyetimin e fortë që zhvillimi i antitrupave pas infektimit natyror jo vetëm që mbron shumë nga reinfektimi, por mbron edhe nga përparimi drejt formës së rëndë të COVID-19.
Pra, miqtë e mi, besojini natyrës, ajo e di më mirë!
Dr. Shk. Ilir AlimehmetiEpidemiolog KlinikFakulteti i Mjekësisë, UMTAkademia e Shkencave të Shqipërisë