TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në një lidhje me “Skype” në “Abc e mëngjesit”.
Gazetari Enkel Demi e ka pyetur për strukturat e PD për mbrojtjen e votës, ndërsa e ka pyetur se si e komenton deklaratën e ambasadores, Yuri Kim e cila tha se këto struktura të paautorizuara duhet të mbeten pas.
Basha ka thënë se ato janë struktura të cilat mbrojnë votën e qytetarëve në kushtet e rënies së shtetit dhe 25 prilli do të jetë dita e fundit.
Enkel Demi: Struktura të pa autorizuara tha zonja Kim.
Lulzim Basha: Shiko, mos u fut në detaje të cilat mund të keqkuptohen lehtësisht. Ato janë struktura të cilat mbrojnë votën e qytetarëve në kushtet e rënies së shtetit dhe 25 prilli do të jetë dita e fundit sepse me 26 prill me votën e shqiptarëve ne do të kemi një shtet dhe një qeveri, një kryeministër dhe një drejtësi që do të garantojë që e tyre vota mos të preket e pa diskutim dhe ne kemi marrë masat e plota për të garantuar për aq sa na takon si opozitë, zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme dhe garancia më e madhe është pjesëmarrja masive, masive popullore me votë sepse në fund të fundit këto zgjedhje nuk bëhen as për mua as për Edi Ramën, bëhen për ju të dashur bashkëqytetarë, bëhen për familjet tuaja, bëhen për fëmijët tuaj.
Ndaj merrni fatet tuaja dhe të familjeve në duar, ju keni një mundësi për ta bërë këtë, shkoni dhe votoni masivisht, merrni miqtë, merrni familjen, merrni shokët, telefonojuni atyre, dilni masivisht të votoni për ndryshimin që duam të gjithë.
Nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme pyetja edhe katër vite të tjerë si këto tetë të mbushura me dështime apo ndryshim, hapjen e derës për integrimin europian, për rritjen e ekonomisë, për vende pune dhe për paga më të mira, për siguri për ju dhe familjet tuaja.
Dhe kjo thirrje Keli, i ka bashkuar të gjithë. Dje kam ardhur nga një takim me 500 socialistë në Durrës, të cilët i janë bashkuar ndryshimit. I kam takuar ata në zyrën time, në shtëpitë e tyre, në takime që kam pasur në qytete dhe fshatra.
Kurrë nuk ka patur një bashkim kaq të madh të shqiptarëve për ndryshim. Sepse shqiptarët e kanë kuptuar nuk ka rrugë tjetër, nuk ka mundësi tjetër.
Njeriu që ka dështuar për tetë vite me radhë të mbajë qoftë dhe një premtim të vetëm, nuk mund të bëjë asgjë, nuk meriton as katër ditë jo më katër vjet.
Vota për ndryshim, vota për numrin 9, dalja masive në votime është garancia qe ndryshimi do të vijë dhe Shqipëria nuk do të mbetet mbrapa dhe njësoj si vendet e tjera të rajonit të ketë mundësinë të zhvillojë ekonominë, të sjellë punësim dhe të hapë rrugën e integrimit Europian, sepse çdo shqiptar e kupton që pa integrimin europian, pa anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk mund të sigurojmë as ekonominë, as demokracinë dhe as stabilitetin.
Dhe ne do ta bëjmë të mundur, brenda 100 ditëve të para qeveria ime të hapë negociatat që për 8 vite u premtuan dhe nuk u hapën pikërisht prej dështimeve të Edi Ramës.