SPORT, 24 Prill 2025, 14:25

Zyrtarizohet largimi! Sulmuesi lë klubin anglez pas 13 vitesh

Zyrtarizohet largimi! Sulmuesi lë klubin anglez pas 13 vitesh

Çdo fillim e ka një fund. Jamie Vardy largohet nga Leicester, pas 13 vitesh te kjo skuadër.

Konfirmimi ka ardhur nga klubi i Premier League, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Mund të konfirmojmë se sulmuesi legjendar Jamie Vardy do të largohet nga Leicester City këtë verë pas 13 sezonesh, duke u bërë lojtari më i mirë i klubit”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare. Sulmuesi numëron 496 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre.