TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nabi Keita nuk është më lojtar i Liverpulit dhe pak javë më parë vetë klubi e konfirmoi se nuk do të ketë rinovim kontrate, duke u larguar si lojtar i lirë pas një aventure 5-vjeçare. Pa humbur shumë kohë, mesfushori nga Guinea ka gjetur skuadrën e tij të re, ku do të vazhdojë karrierën.
Keita ka arritur marrëveshjen me Verder Bremenin në Bundesligën gjermane dhe do të firmosë një kontratë që e mban në Gjermani deri në vitin 2026. Keita ka kaluar me sukses testet mjekësore me Verderin dhe e më pas ka ardhur firma në kontratë dhe zyrtarizimi nga klubi.
Keita e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi në të shkuarën ka qenë lojtar i Lajpcig, para se të transferohej në Premier Ligë për shumën e 65 milionë eurove.
28-vjeçari ishte nga më të rëndësishmit me Liverpulin e Jurgen Klop, duke fituar Premier Ligën, Championsin dhe Botërorin e klubeve.