TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi do të mbyll sot karrierën e saj si sportiste aktive.
Për tërheqjen nga sporti të Kelmendit do të organizohet një ceremoni nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ceremoni që do mbahet sot në stadiumin “Ali Hadri” në Prishtinë, ora 18:00.
Majlinda pati arritje të mëdha në skenat botërore të xhudos, duke përfaqësuar më së mirë gjithë shqiptarët.
Në karrierën e saj Kelmendi ka arritur të koleksionojë plotë 46 trofe shumë të rëndësishëm në xhudo, teksa ka fituar 32 herë medaljen e artë, 6 herë medaljen e argjendë dhe 8 herë të bronztë.
Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.
Ajo tashmë është angazhuar si trajnere e këtij sporti përkrah trajnerit, Driton Kuka, duke vazhduar të jetë pjesë e këtij sporti, por tani do japë kuntribut në stërvitjen e brezave të rinj.