TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i moshuar ka humbur jetën sot në darkë, pasi është rrëzuar nga kati i pestë i pallatit. Policia e Tiranës thotë se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi:
“Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.