SPORT, 2 Dhjetor 2022, 23:01

"Urime Zvicrës!"/ Kurti: Serbia nuk kalon

"Urime Zvicrës!"/ Kurti: Serbia nuk kalon

Fitorja e Zvicrës përballë Serbisë në fazën e grupeve në Kupën e Botës ka lumturuar shumë shqiptarë në mbarë botën.

Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka postuar një foto të futbollistit me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri duke festuar golin e fitores me shqiptarin tjetër të Zvicrës, Granit Xhaka.

“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”, shkruan Kurti në foton që ka marrë mijëra pëlqime brenda disa minutave.

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës e vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Botës u mbyll me fitoren e Zvicrës me rezultatin 3-2.